Delegacioni shqiptar

Zyrtarët e lartë të SPAK mbyllin vizitën në SHBA, Altin Dumani takime me Swartz, Nephew dhe DEA-n

4 Nëntor 2023, 16:39| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 20:03

  • Share

Ka përfunduar vizita studimore e zyrtarëve të lartë të SPAK në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

Lajmin e njofton ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale ku ka zbardhur dhe takimet që ka zhvilluar kreu i SPAK Altin Dumani.

"Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA)", shkruan ambasada.

Mëngjesin e një dite më parë (3 nëntor) prokurorët e SPAK, më në krye Altin Dumanin zhvlluan takime në departamentin e shtetit. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdhi mesazhi se “Reforma në drejtësi po jep rezultatet e duhura”. Mbështetja ndaj tij vjen në një kohë që Sali Berisha, i akuzoi sërish prokurorët e SPAK, se kanë nisur një sulm politik ndaj tij, të orkestruar nga Edi Rama, pasi iu caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 04/11/2023 17:42

    Pra USA po i thote troç salehut,edvinit,likes dhe tere sojit e sortollopit tyre se ka filluar numurimi mbrapsht kriminelet,vrasesit dhe te korruptuarit nder pranga,ne burg dhe dorzimi i pasurise vjedhur e grabitur ne thesarin e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?