Zyrtarët e Administratës Amerikane: Prodhimi i vaksinës ndoshta në fund të verës

14 Korrik 2020, 15:35| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 15:40

  • Share

Ndërsa numri i infektimeve të reja me koronavirus në botë ka arritur në 13 milion, duke përfshirë më shumë se 570 mijë vdekje, Shtetet e Bashkuara thonë se presin që nga fundi i verës të fillojnë prodhimin e dozave të vaksinave të mundshme.

Sipas kanalit amerikan të lajmeve financiare CNBC, një zyrtar i lartë i administratës Trump u tha gazetarëve se prodhimi është në proces, edhe pse ata nuk janë të sigurt se cila lloj vaksine do të funksionojë.

Njoftimi vjen edhe pse gjithnjë e më shumë qeveri po imponojnë udhëzime për karantinën dhe distancimin social për të frenuar sëmundjen.

Zyrtari citohet të thotë se ata janë duke blerë pajisje, po sigurojnë objektet e prodhimit dhe materialet e papërpunuara që nevojiten për vaksinën.

Televizioni CNBC thotë se dy kompani të përfshira në zhvillimin e një vaksine të re të mundshme, Moderna dhe Johnson & Johnson, pritet që nga fundi i këtij muaji të fillojnë provat e avancuara në njerëz.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?