Ylber Ramadani

Zyrtare/ Ylber Ramadani firmos në Serie A, gati për sallonin e madh të futbollit evropian

3 Gusht 2023, 10:52| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 10:54

  • Share

Ylber Ramadani mund të quhet lojtari më i ri i Lecces në Serie A. Klubi italian ka arritur akordin me Aberdeen dhe për 1.2 milionë euro do bëjë të vetin për tre sezone mesfushorin luftarak të Kombëtares. Veç viteve në kontratë, palët do kenë të drejtën edhe për rinovimin me një sezon.

"Lecce njofton se ka arritur marrëveshje me Aberdeen FC për transferimin e futbollistit Ylber Ramadani. Lojtari shqiptar do të jetë në Lecce në orët e para të pasdites së sotme për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore", bën me dije klubi i Serie A.

27-vjeçari është gati për të veshur fanellën e klubit të Serie A, teksa do përfitojë 500 mijë euro në sezon. Pas Prishtinës, Ferizaj, Dritës, Partizanit, Vejles, MTK Budapest dhe Aberdeen, mesfushori do provojë veten në sallonin e madh të futbollit evropian.

Veç Lecces, edhe Verona po në Serie A kishte shfaqur interes për shqiptarin. Ramadani ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Kombëtaren.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?