Diego Longo

Zyrtare/ Vetëm katër ndeshje, Diego Longo s'është më trajner i Teutës

24 Shtator 2023, 16:10| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 16:13

  • Share

Diego Longo nuk është më trajneri i Teutës në Superligë. Klubi durrsak bën me dije se pas humbjes së djeshme 2-0 në Shkodër me Vllazninë, trajneri italian dhe Teuta kanë gjetur akordin për të ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale.

Pas vetëm katër ndeshjeve në drejtim të "Djemve të Detit", Longo largohet nga Teuta me katër pikë të grumbulluara. Një fitore, një barazim dhe dy humbja, këto janë bilancet e Longos te Teuta, duke e lënë në tre vendet e fundit.

"Klubi i futbollit Teuta njofton ndërprerjen konsensuale të bashkepunimit me trainerin Diego Longo! Në një dakordesim me presidentin Edmond Hasanbelli, iu dha fund edhe periudhës si trajner i ekipit Teuta. Klubi i futbollit Teuta falenderon mister Diego Longon për impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen", njofton Teuta.

Kujtojmë se Longo ka qenë trajneri i Kukësit për 40 ndeshje, i Flamurtarit në tetë duele dhe tanimë i Teutës në katër duele. Në pesë javë kampionat, tre trajnerë janë larguar nga skuadrat e Superligës. Stavri Nica la Laçin dhe më pas firmosi te Kukësi, pasi verlindorët shkarkuan trajnerin Rraman Hallaçi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?