Vesel Limaj te Hermannstadt

ZYRTARE/ Vesel Limaj firmos në Rumani, ish-i i Tiranës merr numrin 10

30 Janar 2023, 16:49| Përditesimi: 30 Janar 2023, 16:48

  • Share

Vesel Limaj është futbollisti më i ri i Hermannstadt në elitën e Rumanisë. 26-vjeçari pak ditë më parë la Tiranën në Shqipëri, duke kaluar tanimë në një kampionat më të fortë siç është ai rumun. Limaj është prezantuar zyrtarisht në ekipin e ri, teksa do mbajë mbi shpinë numrin 10-të.

Në intervistën e parë, Limaj është shprehur i lumtur për këtë aventurë. Duket se rumunët e kanë pikasur Limajn në miqësoren e verës së shkuar, aty ku barazuan 0-0 me Tiranën.

Kujtojmë se me fanellën e Tiranës, Vesel Limaj fitoi titullin duke rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës bardheblu, ndërsa në këtë pjesë të parë të sezonit, fantazisti luajti 14 ndeshje duke shënuar edhe 1 gol.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?