Mateo Kocijan

Zyrtare/ Vendimi i parë i Shehit, Partizani largon mbrojtësin kroat

28 Dhjetor 2023, 12:01| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 12:07

  • Share

Mateo Kocijan nuk është më pjesë e Partizanit në Superligë. Të kuqtë dhe 28-vjeçari kroat kanë ndërprerë me konsensur marrëveshjen, me mbrojtësin e qendrës që këtë sezon është aktivizuar në shtatë duele të Superligës.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Mateo Kocijan. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Mateo Kocijan për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe", njoftojnë kryeqytetasit.

Shtatëlarti (1.88 m) u afrua në fillim të sezonit nga ish trajneri Zoran Zekic dhe shihej si i duhuri për prapavijën e kuqe, por një dëmtim në gju bëri që Kocijan të merrte vetëm 886 minuta, pjesën më të madhe në aventurën evropiane të kampionëve në fuqi të Shqipërisë. Kujtojmë se dje Partizani prezantoi në stol trajnerin Orges Shehi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?