Valon Et'hemi prezantohet te Konyaspor

Zyrtare/ Valon Et'hemi ndryshon skuadër, ish-i i Kukësit bashkohet me sulmuesin e Kombëtares

25 Janar, 16:07| Përditesimi: 25 Janar, 16:11

  • Share

Konyaspor në Turqi ka prezantuar Valon Et'hemin, sulmuesin e krahut. 26-vjeçari do jetë i huazuar nga Istanbulspor, po në Turqi, me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Tanimë Sokol Cikalleshi do ketë në ekip një shqiptar, kjo për ta furnizuar me asiste. I dalë nga moshat e Dinamos, shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e Adriatikut dhe Kukësit në Shqipëri, teksa prej janarit të 2021 luan në Turqi me Istanbulspor.

22 gola në tre vite, kaq ka shënuar Valoni me Istanbulsporin, që do mbaje mbi shpinë numrin 72.

Valon Et'hemi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?