Andrea Pirlo

Zyrtare/ Valë shkarkimesh në Serie A, largohet tjetër trajner! Andrea Pirlo drejt rikthimit

15 Shkurt 2023, 20:46| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 20:48

  • Share

Spezia ka zyrtarizuar largimin e Luca Gotttit nga posti i trajnerit. 55-vjeçari nga Adria largohet pas 25 ndeshjeve në stolin e Spezias, ku mori 1.0 pikë mesatare për ndeshje. Forma e dobët e ndeshjeve të fundit dhe vendi i 17 në Serie A ka bërë që drejtuesit të mendojnë për të ndërruar klimën në ekip.

"Spezia Calcio njofton se ka liruar Luca Gottin nga roli i trajnerit të ekipit të parë. Klubi falënderon trajnerin për aktivitetin e deritanishëm dhe i uron suksese në të ardhmen", njofton Spezia.

Tanimë mediet në Itali bëjnë me dije se emri më i përfolur për të zënë vendin e Gottit është Andrea Pirlo. Ish-legjenda e Italisë drejton Fatih Karagümrük në Superligën turke dhe pas aventurës me Juventusin mund të provojë drejtimin e Spezias. Kujtojmë se dje edhe Salernitana largoi Davide Nicolan nga stoli.

Luca Gotti

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?