Foto ilustruese

Zyrtare, UEFA nuk i jep Tiranës 215 mijë eurot e Europës 

16 Prill 2018, 20:32| Përditesimi: 16 Prill 2018, 20:34

  • Share

UEFA nuk ia ka akorduar shifrën prej 215 mijë eurosh ekipit të Tiranës, që klubi bardheblu duhet të përfitonte nga pjesëmarrja në turin e parë eliminator të Europa League. 

Vendimi është bërë publik në ditën e sotme, pasi klubi nuk ka qenë i rregullt me licensimin e tij për të marrë pjesë në Europë. Tirana nuk është klubi i vetëm i dënuar nga UEFA, pasi një dënim i ngjashëm është dhënë edhe për Vojvodinën, Irtish dhe Sionin. 

Klubi i Sionit, në të cilin aktivizohet Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, është dënuar nga UEFA me 235 mijë euro, duke i hequr të drejtën për të qenë pjesë e kompeticioneve europiane për dy sezonet e ardhshme. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?