Emiljano Çela (majtas), gjatë prezantimit

Zyrtare/ U rrëzua nga Superliga, Çela firmos me Flamurtarin

3 Qershor 2023, 10:09| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 10:10

  • Share

Emiljano Çela është zyrtarisht trajneri i Flamurtarit. 37-vjeçari ka gjetur akordin me vlonjatët dhe nga sezoni i ri do drejtojë në Kategorinë e Parë. Për dy sezonet e fundit, beratasi ka qenë i ulur në stolin e Kastriotit, duke e drejtuar në 53 paraqitje në Superligë.

"Emiliano Çela është zyrtarisht trajner Flamurtari Football Club. Pas karrieres si futbollist i Flamurtari Football Club tashmë rikthehet si trajner. Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi", njofton Flamurtari.

Pas eksperiencës si futbollist te Flamurtari, Çela rikthehet në Vlorë si trajner. Kujtojmë se sezonin që lamë pas, krutanët nuk mbijetuan në Superligë dhe edicionin e ri do jenë kundërshtarë të vlonjatëve në të Parën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?