Erion Hoxhallari

Zyrtare/ Tirana 'fërkon duart', Erion Hoxhallari largohet nga Rumania

26 Qershor 2023, 10:43| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 10:44

  • Share

Erion Hoxhallari nuk është më pjesë e UTA Arad në Superligën e Rumanisë. 27-vjeçari pas një sezoni largohet nga UTA, me klubin që konfirmon largimin. Tanimë Tirana në Superligë kërkon të rikthejë në ekip ish-kapitenin që ka fituar tre trofe me bardheblutë.

Pjesë edhe e Kombëtares në 4 ndeshje, mëngjarashi luan në fashën e majtë të mrojtjes dhe në qendër. Tirana, pas Albi Dokës të rikthyer në ekip, ka kontaktuar edhe dyshen Batha - Hoxhallari që u larguan nga UTA Arad.

I dalë nga moshat e Tiranës, mbrojtësi Hoxhallari ka luajtur në Shqipëri vetëm me bardheblutë, teksa provoi të ndihmonte në aventurat evropiane edhe Teutën dhe Laçin në disa duele.

Sezonin e fundit me UTA, Hoxhallari luajti në 32 ndeshje dhe gjeti dy herë rrugën e rrjetës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?