Elmando Gjini

Zyrtare/ Teuta gjen shpëtimin në Serie A, në Durrës prezantojnë mbrojtësin e Kombëtares

22 Dhjetor 2023, 16:23| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 16:26

  • Share

Elmando Gjini është mbrojtësi më i ri i Teutës në Superligës. Në Durrës kanë prezantuar 21-vjeçarin që luan në qendër të mbrojtjes dhe në mesin e fushës në rolin e shkatërruesit. I lindur në Shkodër, Gjini vjen nga të rinjtë e Genoas në Serie A, teksa ka luajtur 54 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola me italianët në kampionatin e të rinjve.

"KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se qendërmbrojtësi Elmando Gjini është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 21 vjeçar, i cili vjen te Teuta vjen pas eksperiencës pozitive me ekipin e Genoas U21, ndërsa ka luajtur një sezon edhe në Suedi me klubin IF Brommapojkarn. Gjini është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21. KF Teuta i uron mirëseardhje qendërmbrojtësit Elmando Gjini dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë", njoftojnë në Durrës.

I dalë nga moshat e Bromma në Suedi, prej 2019 ai është pjesë e kampionateve të moshave në Itali duke qenë më herët te Bologna dhe Genoa. Gjithashtu ka luajtur edhe me IF Brommapojkarn në Suedi. Gjini është pjesë e Kombëtares U-21, duke luajtur në tre takime me të besuarit e Alban Bushit.

Pas javës së 17-të në Superligë, Teuta e Edi Martinit mban vendin e fundit me 16 pikë dhe ka pësuar 24 gola. Kjo ka bërë që në Durrës të ndërhyjnë në merkato.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Suksese: 22/12/2023 16:34

    Shume mire , me mire luan ne kampionat shqiptar sesa liga e dyte ne Turqi apo vende te tjera pervec angli spanja portugali itali gjermani Holande apo ndonje klub belg apo zvicra shume me mire je ne shqipri ne superlige! Duhet ne 2024 te 4 skuadrat shqiptare te luajne ne faza grupesh ne kupat e Europes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?