Zyrtare/ Taulant Seferi prezantohet në klubin e sheikëve, pagë e majme për sulmuesin

22 Korrik 2023, 10:32| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 13:44

  • Share

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi është lojtari më i ri i Baniyas FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi me bazë në Abu Dhabi ka gjetur akordin me Vorsklan në Ukrainë dhe ka marrë 26-vjeçarin në huazim për një sezon. Paga e Seferit pritet të jetë rreth 800 mijë euro për këtë aventurë, ndërsa nëse bind drejtuesit, ata janë të gatshëm të paguajnë edhe 1 milionë euro për ta blerë nga ukrainasit.

Ka qënë vetë klubi arab që ka zyrtarizuar transferimin, me Seferin që tej aspektit sportiv ka siguruar një kontratë të majme. I lindur në Kumanovë, Taulanti ka vijuar karrierë në Zvicër me Young Boys, Xamax apo Uinterthur, teksa spikati te Tirana në Superligë gjatë sezoneve 2020-21 dhe 2021-22.

Bardheblutë vetëm një sezon më parë shitën Seferin për 500 mijë euro, me sulmuesin që u shpall golashënuesi i dytë më i mirë në Ukrainë me Vorsklan, me 13 gola.

 

Taulant Seferi (majtas) në prezantim

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?