Florent Hasani

Zyrtare/ Sulmi i gjithi shqiptar, Rapidi i Bukureshtit paguan shumën e majme për Florent Hasanin

16 Dhjetor 2023, 18:35| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 18:37

  • Share

Rapidi i Bukureshtit ka zyrtarizuar blerjen e Florent Hasanit nga Tirana. Rumunët kanë paguar 500 mijë euro për kartonin e 26-vjeçarit, i cili ka firmosur për dy vite e gjysmë dhe do jetë shok reparti me Albion Rrahmanin, ish-in e Ballkanit.

Hasani në një sezon e gjysmë ka treguar cilësi në fushë duke shënuar 29 gola me bardheblutë. Ai ka veshur 8 herë fanellën e kombëtares së Kosovës, duke shënuar gol në fitoren ndaj Gjibraltarit (1-0).

Në kombëtaren e të rinjve, ai ka shënuar tri herë në 10 ndeshje. Florent Hasani është lojtari i dytë nga Kosova në skuadrën e Rapidit, pas Albion Rrahmanit dhe do t'i bashkohet skuadrës së Cristiano Bergodit në kampin stërvitor në Antalia.

Të dhënat e Hasanit:

Ai ka 4 trofe në karrierën e tij:

  • Golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në sezonin 2022/23 me 16 gola të shënuar
  • Fitues i Superkupës së Shqipërisë me FK Tirana në sezonin 2022/23
  • Kampion i Kosovës, me Trepçën, në vitin 2017
  • Fitues i Superkupës së Kosovës në vitin 2017 me Trepçën

Performanca në klube:

  • FK Tirana (62 ndeshje, 29 gola, 11 asistime)
  • Diosgyor (100 ndeshje, 13 gola, 7 asistime)
  • Gyirmot (35 ndeshje, 3 gola)
  • KF Trepça 89 (24 ndeshje, 8 gola)
  • H. Kfar Saba (12 ndeshje)

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?