Zyrtare, spanjolli Carlos Sainz firmos me Ferrarin në F1

14 Maj 2020, 12:14| Përditesimi: 14 Maj 2020, 12:16

  • Share

Tashmë është edhe zyrtare që Carlos Sainz do të jetë pilot i Ferrarit duke nisur që nga edicioni i ardhshëm i F1. Piloti spanjoll do të ndërpresë kontratën që ka me skuderinë McLaren kur të mbarojë ky edicion dhe do të firmos për dy vite me skuderinë italiane që është më legjendarja në botën e F1. Spanjolli 25 vjeçar bën hapin e madh në karrierën e tij pasi më parë ka qënë pjesë e skudrive Toro Rosso, Renault dhe Woking.

Shumë i lumtur ka qënë piloti spanjoll i cili ka komentuar :”Jam shumë i lumtur që mund të bëj me dije se do të garoj për Ferrarin duke filluar nga viti i ardhshëm. Edhe pse kam përpara një vit të rëndësishëm tek McLaren kam dëshirë që të rivalizoj edhe këtë edicion” ka deklaruar Sainz në një komunikatë të kokëkuqes. Ndërkohë Daniel Riccardo do të kalojë te McLaren.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?