Skënderbeu

Zyrtare/ Skënderbeu rikthehet në lojë, shet sulmuesin për 600 mijë euro

6 Prill, 22:56| Përditesimi: 6 Prill, 22:57

  • Share

Na ka mësuar me shitjet rekord të lojtarëve dhe rikthimi në Superligë ka bërë që Skënderbeu të rikthejë "vesin" e transferimeve. Korçarët zyrtarizuan këtë të shtunë kalimin e Nnamdi Franklin Ahanonu te Astana në elitën e futbollit të Kazakistanit.

Besohet se në arkën e Skënderbeut janë depozituar 600 mijë euro nga kjo shitje, ndërkohë që klubi ka mbajtur edhe 10 përqind të kartonit të 22-vjeçarit në rast të një tjetër rishitje.

"Faleminderit Franklin! KF Skënderbeu zyrtarizon marrëveshjen me Fc Astana për transferimin e sulmuesit nigerian tek nënkampionët e Kazakistanit", njofton klubi korçar.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit, Ardi Gjançi ai që ka besuar te aftësitë e djaloshit duke e afruar verën e 2022 te Turbina dhe më pas e mori me vete në Korçë në gushtin e 2023.

Në 18 ndeshjet e luajtura në Superligë, nigeriani Franklin ia ka dalë të shënojë nëntë gola dhe dy asiste me fanellën bardhekuqe.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?