Stadiumi i Tottenham

ZYRTARE/ Shtyhet fillimi i ndeshjes Tottenham - Milan në Champions League

8 Mars 2023, 20:37| Përditesimi: 8 Mars 2023, 20:47

  • Share

Fillimi i ndeshjes mes Tottenhamit dhe Milanit në Champions League është shtyrë edhe zyrtarisht. Kjo për shkak të trafikut të rënduar në Londër, gjë që ka ndikuar që të dy skuadrat të arrijnë në stadium me vonesë. Tanimë dueli i praogramuar për në 21:00 do fillojë me 10 minuta vonesë, gjë që është konfirmuar edhe nga Spurs.

Ndeshja e parë në Milano foli për kuqezinjtë, me djemtë e Stefano Piolit që fituan 1-0. Dueli i sotëm në Londër vlen për fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve, me skuadrën e kualifikuar që do marrë biletën për në fazën çerekfinale.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?