Mladen Krstajic dhe autori i golit në miqësore, Qazim Laçi

Zyrtare/ Shqipëria i mundi në 'Air Albania', Bullgaria shkarkon trajnerin serb

26 Tetor 2023, 16:01| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 16:03

  • Share

Mladen Krstajic është shkarkuar nga posti i trajnerit të kombëtares bullgare të futbollit. Serbi 49-vjeçar e drejtoi ekipin në vetëm 12 takime nga qershori i 2022 dhe pas humbjes 2-0 nga Shqipëria në miqësoren e datës 17 tetor në "Air Albania", nuk do jetë më trajneri i ekipit bullgar.

Komiteti Ekzekutiv në federatën e futbollit të këtij vendi ka vendosur që serbi nuk i ka plotësuar pritshmëritë. "Vendimi për shkarkimin e Mladen Krstajic është marrë unanimisht nga Komiteti Ekzekutiv. Jemi të gjithë të zhgënjyer. Jemi duke negociuar me trajnerin e ri, jemi para marrëveshjes. Meqenëse ende nuk kemi një vendim përfundimtar, nuk mund të shpall se kush është, do ta shpallim më 1 nëntor", tha një nga zyrtarët e federatës.

Me vetëm dy pikë të fituara në gjashtë ndeshje, Bullgaria është e fundit në grupin kualifikues G për Kampionatin Evropian 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?