Rafael Benitez

Zyrtare/ Shkëlqeu me Liverpoolin, ish-trajneri i Real Madrid shkarkohet nga klubi i La Ligës

12 Mars, 16:44| Përditesimi: 12 Mars, 16:45

  • Share

Rafael Benitez është shkarkuar si trajner i Celta Vigos pas më pak se një sezoni në krye. Humbja 4-0 e Celtas ndaj Real Madrid të dielën e lë klubin vetëm një vend dhe dy pikë mbi zonën e rënies nga La Liga në Spanjë.

63-vjeçari fitoi vetëm pesë nga 28 ndeshjet e kampionatit në krye të Celtas, duke mbledhur 24 pikë, pasi u emërua në stol verën e kaluar. Celta falenderoi Benitezin dhe stafin e tij me një deklaratë të martën, duke theksuar "ndershmërinë dhe profesionalizmin" e tyre gjatë kohës në klub.

Benitez ka një karrierë të pasur, ku spikati me Liverpoolin nga 2004-2010, teksa ka drejtuar edhe ekipe si Inter, Chelsea, Napoli, Real Madrid, Newcastle apo edhe Everton.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?