Maurizio Sarri

Zyrtare/ Sarri pjesë e së shkuarës, Lazio prezanton trajnerin e ri

13 Mars, 17:17| Përditesimi: 13 Mars, 17:19

  • Share

Lazio në Serie A i ka dhënë zyrtarisht fund bashkëpunimit me trajnerin Maurizio Sarri dhe ekipin do e drejtojë ndihmësi i tij, Giovanni Martusciello.

Klubi italian ka pasur një periudhë të mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit, por nuk ka pasur një fund të lumtur. Në sezonin e tij të parë në stol, Lazio përfundoi në vendin e pestë në Serie A, ndërsa në sezonin e kaluar ata u kualifikuan në Champions League.

Sarri arriti në raundin e 1/8 në Ligën e Kampionëve, por më pas erdhi kriza e parë e madhe e rezultateve, e cila përfundimisht çoi në largimin e tij. Pas katër humbjeve radhazi, ish-trajneri i Napolit, Juventusit dhe Chelseat dha dorëheqjen dhe drejtuesit e klubit njoftuan sot se ndihmësi i tij aktual Giovanni Martusciello do të vazhdojë punën deri në fund të sezonit.

Giovanni Martusciello

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?