Zyrtare/ Roma prezanton Kumbullën, shqiptari: Nuk mund ta humbisja këtë mundësi

17 Shtator 2020, 17:04| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 17:07

  • Share

Tani edhe e zeza është mbi të bardhë. Marash Kumbulla zyrtarisht është pjesë e ekipit të Romës pas një sezoni shumë të suksesshëm me Verona-n. Klubi verdhekuq ka prezantuar 20-vjeçarin shqiptar që në aventurën e re do të mbajë veshur fanellën me numër 24.

“Roma përfaqëson një mundësi, një sfidë, ishte e pamundur të refuzoja.

U binda nga plani i klubit dhe nuk hezitova të merrja vendimin. Do bëj gjithçka që të mos zhgënjej ato që besuan tek unë,”- ishin fjalët e para të Kumbullës për faqen zyrtare të Romës.

Kumbulla u transferua te Roma pasi verdhekuqtë pranuan të paguanin 30 mln euro në total për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?