Eder Militao dhe presidenti Perez

Zyrtare/ Real Madrid 'blindon' Eder Militaon, rinovim afatgjatë me mbrojtësin

23 Janar, 14:37| Përditesimi: 23 Janar, 14:38

  • Share

Real Madrid dhe Eder Militao kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2028. Militao mbërriti në Madrid në vitin 2019, në moshën 21-vjeçare dhe në pesë sezonet e tij ka mbrojtur fanellën e Galaktikëve duke u bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.

Me Real Madridin ai ka fituar 9 tituj; 1 Champions League, 1 Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.

Militao ka luajtur 143 ndeshje me madrilenët, në të cilat ka shënuar 11 gola dhe është pjesë e Brazilit, skuadër me të cilën ka luajtur 30 sfida dhe me të cilën ka fituar Kupën e Amerikës në vitin 2019.

"Real Madrid CF dhe Eder Militao kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?