PSG, kampione e Ligue I

Zyrtare/ PSG kampione e Ligue I për herë të 12-të në histori

28 Prill, 21:36| Përditesimi: 28 Prill, 21:48

  • Share

FRANCË - Paris Saint Germain ka fituar titullin e Ligue I për sezonin 2023-24, kjo pas humbjes së Monaco 3-2 në Lyon këtë të diel tre javë nga fundi i sezonit. Ky është titulli i 12-të në kampionat për ekipin që këtë sezon u drejtua nga spanjolli Luis Enrique.

PSG mori një barazim befasues 3-3 kundër Le Havre të shtunën, që do të thoshte se duhet të mbështeteshin në humbjen e pikëve të Monacos së vendit të dytë këtë mbrëmje, gjë që ndodhi.

Pavarësisht nisjes jo të mirë të këtij sezoni, PSG nuk u dorëzua dhe rIkuperoi gjithçka në fazën e dytë, aty ku edhe rivalët e ndihmuan në distancë pasi gabuan shumë si Nice, Monaco apo edhe Lens. Titulli i parë për Luis Enriquen në Francë, me spanjollin që u rikthye te një titull pas sezonit 2015-2016 kur triumfonte në La Liga me Barcelonën.

Titulli i Ligue I është trofeu i dytë që PSG ka ngritur këtë sezon pas suksesit në Superkupë, teksa mbeten në garë për Ligën e Kampionëve, ku përballen me Borussia Dortmundin në një gjysmëfinale me dy ndeshje në fillim të majit dhe janë në garë në Kupën e Francës. ku do të përballen me Lyon në finale.

Ky është titulli i tretë radhazi i PSG-së, që këtë sezon ka siguruar 20 fitore, 10 barazime dhe vetëm një humbje. Champions League është i vetmi trofe që u ka shpëtuar pronarëve nga Katari, qëkur ata blenë klubin në vitin 2011. 

Mbappe tani ka fituar titullin francez në gjashtë nga shtatë sezonet që kur mbërriti në klub në verën e 2017-ës. Vetëm në sezonin 2020-2021, Lille e Christophe Galtier i mposhti parisienët në kampionat me një pikë të vetme.

Renditja

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?