Fabio Cannavaro

Zyrtare/ Mbijetesa s'mjafton, Udinese shkarkon Fabio Cannavaron

8 Qershor, 16:23| Përditesimi: 8 Qershor, 16:24

  • Share

Fabio Cannavaro shkarkohet nga Udinese pasi ky i fundit në stolin e trajnerit siguroi mbijetesën e skuadrës në javën e fundit të Serie A, duke qëndruar vetëm pak kohë në këtë post.

Këtë e ka bërë të ditur vetë tekniku napolitan në rrjetet sociale. Duke lexuar postimin mund të kuptohet se si vendimi nuk ishte aspak konsensual.

“Presidenti Pozzo më komunikoi sot vendimin e kompanisë për të mos vazhduar marrëdhënien tonë profesionale, e falenderoj për mundësinë që më dha dhe më vjen keq që nuk munda të vazhdoj këtë rrugëtim të shkurtër, por intensiv që në një muaj e gjysmë kampionat na çoi në një ndërmarrje të madhe dhe emocionuese duke mbijetuar", shkruan Topi i Artë i 2006.

Tani Cannavaro do të jetë në kërkim të një klubi të rinj, pasi deri më tani e ka treguar veten se është një trajner që mund t’i besohet dhe mund të arrijë objektivat e vendosura.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?