Prezantimi i veçantë i Luis Suarez

Zyrtare: Luis Suarez firmos me Interin, gjysma e Miamit bëhet si Barcelona

22 Dhjetor 2023, 17:17| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 17:18

  • Share

Luis Suarez është sulmuesi më i ri i Inter Miamit në elitën e futbollit amerikan. Klubi i David Beckham ka bashkuar Lionel Messin me Luis Suarezin. Uruguaiani ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me opsion zgjatjen më tej.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi është padyshim ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe me mbërritjen tek Inter Miami klubi nga Florida fitoi trofeun e parë. Tanimë së bashku me Messin në klubin nga Florida janë bashkuar si një mini-Barcelona edhe Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

Luis Suarez u largua nga Atletico Madridi në qershor 2022 dhe u kthye në klubin e tij të fëmijërisë, në Uruguaj. Te Nacional ai fitoi titullit, duke shënuar 8 gola në 14 paraqitje.

Ai u largua nga klubi i tij i fëmijërisë për t’u bashkuar me klubin brazilian Gremio. 36-vjeçari e udhëhoqi skuadrën braziliane afër titullit, por në fund nuk arriti ta fitonte pasi Palmeirasi grumbulloi dy pikë më shumë.

Tanimë te Inter Miami së bashku me ish-shokët te Barcelona, Suarez duket se do jetë sërish mes golashënuesve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?