Lewis Hamilton

Zyrtare/ Lewis Hamilton kalon te Ferrari

2 Shkurt, 09:43| Përditesimi: 2 Shkurt, 17:18

  • Share

Tani është zyrtare, Lewis Hamilton do të veshë fanellën e kuqe të Ferrarit duke filluar nga viti 2025. Ekipi nga Maranellos e bëri të ditur këtë menjëherë pas njoftimit për shtyp të Mercedesit, në të cilin u njoftua se shtatë herë kampioni i botës do të largohej nga ekipi britanik në fund të vitit 2024, kjo pas 12 sezonesh.

"Skuderia Ferrari ka kënaqësinë të njoftojë se Lewis Hamilton do t'i bashkohet ekipit në 2025, me kontratë shumë vjeçare", thuhej në njoftim. Hamilton do të zëvendësojë Carlos Sainzin, i cili tashmë ka bërë të ditur se do të japë gjithçka në këtë sezon të tij të fundit me Ferrarin.

Pas zyrtarizimit të Hamilton erdhën fjalët e Carlos Sainz: “Pas lajmeve të sotme, unë dhe Skuderia Ferrari nuk do të vazhdojmë bashkë pas vitit 2024. Kemi ende një sezon të gjatë përpara dhe si gjithmonë do të jap gjithçka për ekipin dhe për tifozët në mbarë botën. Do të njoftojmë lajmet për të ardhmen time kur të vijë koha", tha Sainz.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?