Czeslaw Michniewicz

ZYRTARE/ Kundërshtari i Shqipërisë, Polonia mbetet pa trajner pas Kupës së Botës

22 Dhjetor 2022, 14:18| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 14:19

  • Share

Federata e Futbollit në Poloni ka njoftuar se kontrata e trajnerit Czeslaw Michniewicz nuk do rinovohet dhe pas 1 janarit 2023 skuadra do jetë në kërkim të një trajneri të ri. 52-vjeçariu ul në stolin e kombëtares polake një vit me parë, teksa ia doli të dërgojë polakët në Kupën e Botës pas 32-vitesh. Në "Katar 2022" Polonia u eliminua në fazën e 1/8.

Me 13 ndeshje dhe me një mesatare prej 1.38 pikë për ndeshje, Czeslaw Michniewicz largohet nga drejtimi i Polonisë. Në karrierën e tij janë klube si Uidzeu Lodz, Lech Poznan, Legia e Varshavës apo edhe kombëtarja polake U-21. Kujtojmë se Polonia së bashku me Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe janë kundërshtarët e Shqipërisë për kualifikueset e Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?