Julian Nagelsmann

Zyrtare/ Kontratë deri pas Euro 2024, Gjermania prezanton pasuesin e Hansi Flick

22 Shtator 2023, 15:32| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 15:33

  • Share

Julian Nagelsmann është emëruar si trajneri kryesor i kombëtares së Gjermanisë në futboll, me kontratë deri pas Euro 2024. Ish-trajneri i Bayern Munich zëvendëson në këtë post të shkarkuarin Hansi Flick.

Gjermania u nda me Flick këtë muaj, një ditë pas humbjes 4-1 në shtëpi ndaj Japonisë në një miqësore. Katër herë kampionët e botës janë në kërkim të formës sportive, teksa kanë dështuar të dalin nga grupet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022, kjo nën drejtimin e Flick.

Nagelsmann ka qenë i papunë që prej shkarkimit nga Bayern Munich në mars. 36-vjeçari, i cili më parë drejtoi RB Leipzig dhe Hoffenheim, fitoi Bundesligën 2021-22 me Bayernin, ku edhe pasoi Flick. Ai është trajneri më i ri i Gjermanisë që nga emërimi i 34-vjeçarit Otto Nerz në vitin 1926.

Federata gjermane tha se Nagelsmann kishte qenë "zgjedhja unanime" e saj për të zëvendësuar Flick, i cili u shkarkua pas katër humbjeve në pesë ndeshjet e tij të fundit.

Nagelsmann u shpreh i lumtur pas firmës. “Ne kemi një kampionat evropian në vendin tonë dhe kjo është diçka e veçantë, diçka që ndodh çdo disa dekada. Unë kam një dëshirë të madhe për të marrë përsipër këtë sfidë. Vitin e ardhshëm do të jemi një grup i lidhur ngushtë”, tha trajneri.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 23/09/2023 11:41

    UROJ DHE SHPRESOJ QE GJERMANIA TE MOS FITOI ASNJEHERE AS ME KETE TRAJNER DHE AS ME ASNJE TJETER..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?