Daniele De Rossi, trajneri i ri i SPAL

ZYRTARE/ Marrëveshje deri në 2024, Daniele De Rossi firmos kontratën e parë si trajner

11 Tetor 2022, 14:01| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 14:05

  • Share

Daniele De Rossi është trajneri i ri i SPAL në Serinë B të Italisë. Ish-ylli i Romës dhe Italisë ka pranuar të firmosë deri në verën e 2024, duke nisur një përvojë të re me trajnimin. Me përvojë si trajner teknik te kombëtarja e Italisë, 39 vjeçari ka "përveshur mëngët" për detyrën e re.

Me një karrierë të pasur si futbollist, De Rossi për 17 vite ishte pjesë e Romës duke u bërë një nga legjendat e klubit. Sezoni i vetëm në 2019-20 me Boca Juniors ishte i fundit për të në fushë, teksa për të tretin vit italiani është duke vendosur marrëdhëniet me fushën e trajningut. Detyra e trajnerit të ri të SPAL është të ngjisë skuadrën në elitën e futbollit italian. Pas tetë javëve në Serie B, SPAL renditen në vendin e 14 me nëntë pikë. Vetë De Rossi është parë duke pozuar me fanellën e SPAL, ndërsa në 15:00 do prezantohet para ekipit në stërvitjen e parë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?