Jorgo Pëllumbi

Zyrtare/ Kërkon një ftesë nga Sylvinho, mbrojtësi korçar firmos me Debrecenin në Hungari

5 Janar, 16:00| Përditesimi: 5 Janar, 16:21

  • Share

Ish-kapiteni i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Jorgo Pëllumbi është mbrojtësi më i ri i Debrecenit në Hungari. 23-vjeçari korçar ka firmosur për tre vite e gjysmë dhe do jetë pjesë e prapavijës së gjigantit hungarez.

I dalë nga moshat e Skënderbeut, ai ra në sy pikërisht te korçarët ku kaloi dy sezone shumë të mira dhe më pas firmosi me Varazdin në elitën e Kroacisë. I huazuar ai luajti edhe gjashtë muaj me Kukësin.

Pëllumbi ka luajtur 15 ndeshje me Kombëtaren U-21 dhe ka qenë kapiteni i Shpresave, ndërsa kjo lëvizje duket se vjen në një çast kur ai kërkon një ftesë nga Kombëtarja, me Sylvinhon që duhet se e ka në "optikë" qendërmbrojtësin.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?