Zyrtare/ Kapiten te Fiorentina, sulmuesi shqiptar prezantohet në ekipin e ri

4 Gusht 2023, 22:05| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 22:06

  • Share

Eljon Toçi është sulmuesi më i ri i Sesti Levante. Klubi militon në Serinë C të futbollit në Itali dhe i ka besuar sulmuesit të Shpresave kuqezi një vend në fazën e avancuar. 20-vjeçari u prezantua nga klubi, teksa largohet përkohësisht nga të rinjtë e Fiorentinës, aty ku mbante edhe shiritin e kapitenit.

Me të rinjtë e Fiores, Toçi ka qenë protagonist absolut, teksa me golat e tij i dhuroi ekipit 2 Kupa dhe 2 Superkupa në dy sezonet e fundit. Tanimë djaloshi kuqezi do provojë veten jo më në ekipin e të rinjve.

Rëndësia e tij te Fiore ishte e dukshme, teksa u ftua në disa ndeshje edhe nga trajneri i ekipit të parë, Italiano, por pa mundur të debutojë në Serie A.

Gjithsesi Toçi nuk është larguar nga Vjollcët, që vetëm e kanë huazuar sulmuesin për t’i dhënë më shumë minuta. Kujtojmë që në mars ai rinovoi me Fioren, teksa shihet me besim për të ardhmen.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?