Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Zyrtare/ Kampionati Europian 2025 për moshat U-17 do zhvillohet në Shqipëri

26 Shtator 2023, 15:20| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 16:37

  • Share

QIPRO - UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Federata Shqiptare ishte një nga federatat që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turneut. Së fundmi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut kontinental që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

Në aplikimin e dorëzuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”. Këto stadiume do të presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Gjithashtu për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.

Në të njëjtën kohë me marrjen e të drejtës së organizimit të një kompeticioni kaq madhor lind dhe detyrimi për të kryer disa investime të rëndësishme shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore ku së bashku me pushtetin qendror dhe atë lokal do të duhet të investohet në Tiranë, Durrës, Kamëz, Elbasan, Shijak, Rrogozhinë e Kavajë.

Pas finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord në 25 majin e 2022, tanimë UEFA i beson FSHF-së një event të rëndësishëm, Europianin 2025 për moshat U-17.

Ora 20:36
Kampionati Europian U17 do të mbahet në Tiranë, Rama: Gjëra të paimagjinueshme vite më parë

Kampionati Europian për moshat U17 i vitit 2025 do të mbahet në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama shkruan se mbajtja e kampionatit europian për moshat U17, pas finales së UEFA Conference League të vitit të kaluar, ishin gjëra të paimagjinueshme deri disa vjet më parë.

 

Ora 16:35
UEFA i dha të drejtën Shqipërisë, katër stadiumet ku do zhvillohet Euro 2025 për 17-vjeçarët


UEFA ia besoi Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, në Tiranë,  “Elbasan Arena”, në Elbasan, “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Veç ndërhyrjes në disa pjesë për rregullimin e infrastrukturës në stadiume, FSHF-ja së bashku me pushtetin lokal do duhet të ndërtojnë edhe tetë qendra stërvitore me bar natyral, që do ndihmojnë skuadrat me stërvitjet para ndeshjeve.

Stadiumet shqiptare do presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe që do zhvillohet në "Air Albania".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?