Younes Bnou Marzouk

Zyrtare/ Kampion me Juventusin në Serie A, sulmuesi firmos me Erzenin në Superligë

19 Janar, 11:00| Përditesimi: 19 Janar, 11:01

  • Share

Erzeni i futbolli ka firmosur me Younes Bnou Marzouk, ish-sulmuesin e Juventusit që ka fituar titullin kampion me "Zonjën" në sezonin 2013-14, paçka se nuk luajti asnjë minutë, por ishte pjesë e ekipit.

"KF Erzeni njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Younes Bnou Marzouk. I urojmë mireseardhjen dhe suksese përforcimit më të ri në sulmin e skuadrës", njoftojë shijakasit.

Marokeni 27-vjeçar gjashtë muajt e fundit nuk ka qenë në aktivitet, teksa më herët ishte pjesë e Rapidit të Bukureshtit në Rumani. Pas largimit nga Juventusi, Younes Bnou Marzouk ka qenë pjesë edhe e Uesterlo, Chiaso, Lugano, Dalkurt dhe tanimë Erzenit.

Sulmuesi ka qenë pjesë edhe e Marokut U-17, Francës U-18 dhe Marokut U-23. Periudha më e mirë e tij ishte te Chiaso në Zvicër, ku luajti 52 ndeshje dhe shënoi 23 gola.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?