Thomas Muller

Zyrtare/ Ka luajtur vetëm me Bayern Munich, Muller firmos kontratën e re

19 Dhjetor 2023, 17:45| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 17:46

  • Share

Një jetë me Bayern Munich duke veshur vetëm një fanellë për mos e ndërruar gjatë gjithë karrierës. Thomas Muller do jetë pjesë e bavarezëve deri në verën e 2025, duke rinovuar me gjigantët e Bundesligës.

Pasi iu bashkua klubit si 10-vjeçar në vitin 2000, Muller tani do të zgjasë lidhjen me gjigantët bavarez deri në një minimum prej 25 vjetësh. 34-vjeçari ka fituar 32 trofe me Bayern, duke përfshirë një rekord prej 12 titujsh të Bundesligës, gjashtë Kupa DFB dhe dy herë UEFA Champions League dhe një Botëror për Klube.

Kariera e tij e shkëlqyer në Bayern, ka parë Muller të vendosë rekord për shumicën e fitoreve të Bundesligës në historinë e klubit dhe të bëhet lojtari i tretë, krahas Cristiano Ronaldos dhe Iker Casillas që kanë fituar të paktën 100 ndeshje në Champions League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?