Ivan Rakitic

Zyrtare/ Ivan Rakitic kalon në Arabinë Saudite për 20 milionë euro në sezon

30 Janar, 13:31| Përditesimi: 30 Janar, 13:33

  • Share

Ish-mesfushori i Kroacisë dhe Barcelonës, Ivan Rakitic është larguar nga Sevilla dhe ka kaluar në Al-Shabab të Arabisë Saudite, njoftoi klubi i La Ligas këtë të martë. Kontrata e lojtarit ishte caktuar të skadonte në fund të sezonit.

“Ne kemi rënë dakord për një marrëveshje me skuadrën e Ligës Pro Saudite Al-Shabab Club për transferimin e Ivan Rakitic, i cili do të mbyllë periudhën e tij të dytë me ne”, tha Sevilla në një deklaratë.

Rakitic ka rënë dakord për 20 milionë euro pagë sezonale, me firmën që vlen deri në verën e 2025. Kroati 35-vjeçar ka luajtur edhe me Baselin, Schalken dhe Barcelonën. Me Kroacinë ai ka luajtur 106 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?