Marsel Ismajlgeci

Zyrtare/ Ilir Daja merr te Ballkani ish-kapitenin e Tiranës

29 Gusht 2023, 09:30| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 09:32

  • Share

Marsel Ismajlgeci është futbollisti më i ri i Ballkani. Kampionët e Kosovës kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, me 23-vjeçarin që ka lënë Zrinjski Mostar në Bosnjë dhe Hercegovinë, teksa për një sezon do jetë pjesë e skuadrës që drejtohet nga Ilir Daja.

Kanë qenë vetë boshnjakët që kanë konfirmuar gjithçka, me Marselin që do vendoset menjëherë në shërbim të trajnerit Ilir Daja. Duket se ka qenë ky i fundit që ka vendosur për këtë afrim.

Ismajlgeci nga 2018 deri në janarin e 2023 ishte pjesë e Tiranës, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Gjashtë muajt në Bosnjë dhe vetëm dhjetë aktivizime, s'e kanë bindur stafin e Zrinjskit për ta pasur në ekip lojtarin e kombëtares shqiptare.

"Zrinjski Mostar dhe kampioni aktual i Kosovës, FC Ballkani pranuan huazimin e Marsel Ismajlgecit deri në fund të sezonit aktual. Mbrojtësi shqiptar erdhi në radhët tona në periudhën kalimtare dimërore të sezonit të kaluar në të cilën luajti në dhjetë paraqitje", njofton Zrinjski.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?