Ivan Gvozdenovic

ZYRTARE/ I ngjiti në Superligë, Skënderbeu rinovon me trajnerin Ivan Gvozdenovic

24 Maj 2023, 09:55| Përditesimi: 24 Maj 2023, 10:07

  • Share

Ivan Gvozdenovic do jetë trajneri i Skënderbeut edhe në Superligë. Klubi korçar ka njoftuar se serbi 44-vjeçar dhe presidenti Ardjan Takaj kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin edhe me një vit të kontratës. Pasi i ngjiti në Superligë, tanimë trajneri serb do drejtojë ekipin ku ka luajtur edhe si futbollist në elitën e vendit.

"Ivan Gvozdenoviç do të jetë trajneri i Skënderbeut edhe për një sezon tjetër. Tekniku bardhekuq dhe presidenti Ardjan Takaj kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës. Pas shpalles kampion i Kategorisë së parë dhe arritjes së objektivit për rikthimin në Superiore, presidenti Takaj ka konfirmuar trajnerin Gvozdenovic në krye të stafit teknik", njoftojnë korçarët.

Kujtojmë se Gvozdenovic u ul në stolin e Skënderbeut më 26 nëntor të vitit të shkuar, duke zëvendësuar Migen Memellin. Trajneri e drejtoi ekipin në 19 ndeshje, duke e larguar nga vendi i shtatë për ta shpallur kampion në Kategorinë e Parë. Në 17 ndeshje në të Parën, Gvozdenovic siguroi 10 fitore, 6 barazime dhe vetëm 1 humbje. Në Kupën e Shqipërisë, ai siguroi një barazim dhe një humbje.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 24/05/2023 12:38

    Pse nuk deklarohet sa para do marri,sa do paguhet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket programi i Bashës për zgjedhjet e 2025-ës?