Ivan Perisic

Zyrtare/ I huazuar nga Tottenham, Ivan Perisic rikthehet në shtëpi për titullin kampion

19 Janar, 16:55| Përditesimi: 19 Janar, 17:06

  • Share

KROACI - Nikola Kalinic dhe Laszlo Kleinheisler ndezën imagjinatën e titullit dhe nga sot tifozët e Hajdukut të Splitit do të kërkojnë trofeun e kampionatit kroat, pasi këtij projekti i është bashkuar edhe një nga futbollistët më të mirë të dekadës së fundit në Dalmaci, Ivan Perisic, i cili do të luajë për Hajdukun në pjesën tjetër të këtij sezoni si lojtar i huazuar nga Tottenham.

Mediat kroate raportojnë se pas skadimit të huazimit, 34-vjeçari Perisic do të nënshkruajë kontratë një vjeçare me Hajdukun, që do të thotë se me gjasë do të qëndrojë në ekip për një vit e gjysmë.

Perisic për disa kohë nuk do të mund t'i ndihmojë bashkëlojtarët e rinj për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit dhe mediat kroate parashikojnë se ai me siguri do të jetë gati në fazën finale të këtij sezoni. Anësori i sulmit ishte anëtar i akademisë së të rinjve të Hajdukut për gjashtë vjet, por nuk pati asnjë paraqitje për kombëtaren atë kohë.

Ai e filloi karrierën jashtë vendit në ekipin rezervë të Sochaux, pasuar nga një kalim te skuadra belge Roeselare, përpara se të shkonte te Club Brugge dhe këtu filloi karriera e tij në nivelin më të lartë.

Perisic më pas u bë pjesë e Dortmundit dhe Uolfsburgut, ndërsa në vitin 2015 u bë anëtar i klubit më të madh në karrierën e tij deri më tani, Interit. Ai qëndroi te Inter për gjashtë vjet, aty ku kaloi një sezon në huazim te Bayern dhe nga sezoni 2022-23 ishte pjesë e Tottenham në Londër. Perisic ka shënuar 33 gola në 129 paraqitje për kombëtaren kroate dhe kërkon një ftesë për në Euro 2024, ku do ketë kundërshtar edhe Shqipërinë në grupin B.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?