Klodian Arbëri (me kapele)

Zyrtare/ Humbja 'nuk përtypet', dorëhiqet trajneri në Kategorinë e Parë

10 Mars, 22:13| Përditesimi: 10 Mars, 22:16

  • Share

Vora humbi të shtunën 2-1 me Burrelin në udhëtim dhe diçka e tillë ka bërë që tekniku i vorakëve, Klodian Arbëri të japë dorëheqjen. Gjatë një takimi me kryesinë e klubit, beratasi ka paraqitur dorëheqjen e menjëhershme. Paçka insistimit të drejtuesve për ta bindur të vijonte punën, 44-vjeçari nuk ka ndërruar mendje. Tanimë Vora është në kërkim të një trajneri të ri.

"I pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së djeshme, trajneri Klodian Arberi sot kërkoi takim me Presidencën e klubit për ofruar dorëheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroi trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit, por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trajnerit Klodian Arberi për të pranuar dorëheqjen. FALEMINDERIT KLODIAN ARBERI”, shkruhet në njoftimin e Vorës.

I ulur në stolin e Vorës më 30 tetorin e 2023, Arbëri e drejtoi ekipin në 15 ndeshje për mesataren e 1.8 pikë për ndeshje. Pas javës së 24-t në Kategorinë e Parë, Vora mban vendin e tretë me 45 pikë dhe duket se e ka të sigurt zonën e promovimit për vetë paraqitjet në fushë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?