Alert Alcani

ZYRTARE/ Humbja në Berat, klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin! Emëron menjëherë zëvendësuesin

20 Shkurt 2023, 14:00| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 14:24

  • Share

Pukjanët e Tërbunit që militojnë në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar kanë njoftuar se kanë shkarkuar nga detyra trajnerin Alert Alcani duke emëruar në vend të tij Ramadan Ndreun. Humbja e fundit 2-1 me Tomorin në Berat duket se ka sjellë "furtunë" në stolin e pukjanëve, me trajnerin lezhjan që tanimë është në kërkim të një pune të re. 43-vjeçari prej nëntë muajve drejtoi Tërbunin në Kategorinë e Parë, ndërsa në 18 ndeshje ka një mesatare 1.28 pikë për ndeshjes.

"Klub Futboll Tërbuni Pukë njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Alert Alcani duke e falenderur për punen e bërë gjatë këtyre 9-të muajve në ekipin tonë! I urojmë suksese të mëtejshme në karrieren e tij", njofton Tërbuni në kanalet zyrtare të komunikimit.

Më herët Alcani ka drejtuar skuadrat e Kastriotit, Shënkollit apo edhe Burrelit. Trajneri i ri i Tërbunit, Ndreu ka një karrierë të pasur në trajningun shqiptar, si në Kategorinë e Parë me ekipin e Kastriorit të Krujës por edhe në Superligë me ekipe si Kamza, Kukësi, Kastrioti dhe Laçi. Pas humbjes së fundit, pukjanët me 20 pikë janë në vendin e nëntë, duke u përfshirë në zonën e ftohtë të klasifikimit. 

 

Ora 14:20
Një vit e gjysmë mungesë, Ramadan Ndreu emërohet në stolin e Kategorisë së Parë

Ramadan Ndreu do jetë trajneri i ri i Tërbunit në Kategorinë e Parë. Këtë të hënë pukjanët shkarkuan Alert Alcanin, duke ia besuar vendin 56-vjeçarit krutan që ka shumë eksperiencë.

"Tërbuni njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen me trajnerin e mirnjohur Ramadan Ndreu për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit me opsion rinovimi të kontratës dhe për një sezon tjetër nëse ekipi arrin objektivat e caktuar", njofton Tërbuni.

Ndreu ka një karrierë të pasur në trajningun shqiptar, si në Kategorinë e Parë me ekipin e Kastriorit të Krujës por edhe në Superligë me ekipe si Kamza, Kukësi, Kastrioti dhe Laçi. Nga dhjetori i 2021, Ndreu nuk ka qenë aktiv në rolin e trajnerit, duke mbajtur pozicione të tjera.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?