Ousmane Dembele

Zyrtare/ Fundi i 'telenovelës', Ousmane Dembele kalon te PSG! Barcelona arkëton miliona euro

12 Gusht 2023, 11:19
  • Share

PARIS - Ousmane Dembele është një lojtar i ri i Paris Saint Germain. Sulmuesi francez kalon në mënyrë të përhershme nga Barcelona duke nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me kampionët e Ligue I, teksa PSG ka paguar 50.4 milionë euro te katalanasit.

Ousmane Dembele u bashkua me Barçën në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmund, ku ishte një nga lojtarët e rinj sulmues më premtues në Bundesligë. Francezi bëri debutimin e tij për katalanasit në shtator 2017 në një ndeshje në Camp Nou kundër rivalëve të qytetit, Espanyol. Në ndeshjen kundër Getafes, e para e tij në formacionin titullar, Dembele pësoi një dëmtim të gjurit që do të kërkonte operacion, për ta mbajtur jashtë disa muaj.

185 ndeshje dhe 62 gola / Ardhja e Xavi Hernandez si trajner e bëri Dembele të rikuperonte formën e tij më të mirë, duke shënuar 11 gola dhe duke krijuar 21 asistime në dy sezonet e tij të fundit. Në total, Dembele largohet nga klubi i Barçës pas 185 paraqitjeve dhe 62 golave, duke fituar tre tituj La Lige, dy Kupa të Mbretit dhe dy Superkupa spanjolle.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?