Lionel Scaloni

ZYRTARE/ Fitoi Kupën e Botës, Argjentina rinovon me Lionel Scalonin

27 Shkurt 2023, 18:45
  • Share

Lionel Scaloni u konfirmua këtë të hënë si trajner i skuadrës argjentinase të futbollit deri në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Argjentinase e Futbollit përmes një publikimi në kanalet e komunikimit, pak orë para se të nisë ceremonia e ndarjes së çmimeve "The Best", e cila mbahet sot në 21:00 në Paris.

44-vjeçari mori drejtimin e Argjentinës në gushtin e 2018 dhe ia doli të fitojë Botërorin "Katar 2022", duke merituar kontratën e re. Me gjasë Scaloni do jetë edhe trajneri më i mirë i vitit, çmim ky i dhënë nga FIFA.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?