Zamiq Aliyev dhe Regi Lushkja

Zyrtare/ Egnatia firmos me Regi Lushkjan dhe mbrojtësin azer

10 Qershor, 21:04| Përditesimi: 10 Qershor, 21:06

  • Share

Dy goditje në pak orë. Kampionët e Shqipërisë, Egnatia nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë firmosur me dy emra të rinj. Regi Lushkja dhe qendërmbrojtësi azer, Zamiq Aliyev janë lojtarët më të rinj të rrogozhinasve..

"Kampionë”.. në “bordin” tonë sa po u bashkua një futbollist lider i Abissnet Superliga. Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mesfushorin Regi Lushkja. Welcome Regi Lushkja", njofton Egnatia.

Lushkja është një emer i njohur në Superligë, teksa ka luajtur me Laçin dhe dy sezonet e fundit me Tiranën.

Ndërkohë përforcim edhe në mbrojtje me shtatëlartin Zamiq Aliyev.

"Qendërmbrojtësi Zamiq Aliyev ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me KF Egnatian duke na përforcuar prapavijen e mbrojtjes. Aliyev vjen nga Azerbajxhani ku është aktivizuar me Araz-Nakhchivan në Premier Ligën Azere, 23-vjeçari ka qenë dhe pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave azerbajxhanase."

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?