Edoardo Reja në prezantim

ZYRTARE/ Edy Reja harron Shqipërinë, italiani emërohet trajner në Slloveni

2 Mars 2023, 19:53| Përditesimi: 2 Mars 2023, 19:54

  • Share

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka marr drejtimin e ND Goricas në elitën e futbollit slloven. Kanë qenë këta të fundit që kanë emëruar 77-vjeçarin në stolin e ekipit dhe bashkë me të edhe Sergio Porrini dhe Luigi Febbrari si ndihmësa.

Reja ka drejtuar klube të shumta në karrierë, duke përfshirë Hajdukun, Lazion, Napolin, Cagliarin, Atalantan dhe Torinon e së fundmi edhe kombëtaren e Shqipërisë.

Italiani do të pasojë në stol Miran Srebrnic, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh negative. ND Gorica është aktualisht në vendin e fundit të kampionatit (vendi 10) me 15 pikë, tre pikë më pak se pozita e nëntë që të çon në play-off për të qëndruar në elitë, ndërsa zona e sigurisë është katër pikë larg.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?