Edy Reja

ZYRTARE/ Edi Reja mbetet pa punë, në Slloveni e shkarkojnë pas 2 muajsh

17 Prill 2023, 21:33| Përditesimi: 17 Prill 2023, 21:37

  • Share

Edy Reja nuk është më trajner i ND Gorica në Slloveni. Klubi elitar i këtij vendi vetëm dy muaj më parë emëroi në stol ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, me 76-vjeçarin italian që shënoi dy fitore, një barazim dhe katër humbje. Me një eksperiencë të madhe, Reja nuk ia doli të nxjerrë ekipin nga fundi i errët, duke e lënë sërish në vendin e fundit dhe nëntë pikë pas vendit të tetë që të dërgon në play-off.

Me objektivin mbijetesë që duket i pamundur shtatë javë nga fundi i sezonit, Reja dhe stafi i tij nuk janë më pjesë e sllovenëve. Pas largimit nga kombëtarja shqiptare nëntorin e kaluar, Reja gjeti menjëherë punë, teksa edhe këtë herë nuk i ka ecur mbarë.

Italiani është ndër trajnerët e njohur në Europë, duke drejtuar klube si Lazio, Napoli, Torino, Atalanta, Hajduk Split apo edhe Cagliari.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?