Adrian Bajrami dhe Rui Costa

Zyrtare/ E prezanton Rui Costa, mbrojtësi i Kombëtares kontratë të re te Benfica

28 Shkurt, 09:32| Përditesimi: 28 Shkurt, 09:34

  • Share

PORTUGALI - Adrian Bajrami do jetë pjesë e skuadrës së Benficës deri në verën e 2026. Mbrojtësi 21-vjeçar dhe klubi portugez kanë gjetur akordin mes tyre për të shtuar kohën e qëndrimit të shqiptarit te "Shqiponjat" e Lisbonës.

Djaloshi ka pozuar krah legjendës Rui Costa, me fanellën që kishte numrin 2026, dukshëm kjo për zgjatjen e kontratës. Bajrami prej 2018 është pjesë e moshave të Benficës, teksa në ekipin B është kapiten.

Shpeshherë atij i është besuar edhe vendi në ekipin e parë, por ende pa debutuar. E nëse te Benfica nuk ka gjetur hapësira, te Kombëtarja kuqezi ai ka luajtur tre ndeshje si titullar dhe shihet nga Sylvinho si një shpresë për prapavijën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?