Remzifaik Selmani

Zyrtare/ E larguan si të padëshiruar, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në vendlindje

5 Gusht 2023, 13:10| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 13:11

  • Share

Remzifaik Selmani është sulmuesi më i ri i Gostivarit në Maqedoninë e Veriut. 26-vjeçari pak javë më parë u largua nga Partizani si kampion i Shqipërisë, aty ku kaloi vetëm gjashtë muaj. Sulmuesi ka  vendosur që të kthehet në vendlindje, aty ku do përfaqësojë Gostivarin e ngjitur në elitën e futbollit.

Pak ditë para startit të sezonit, skuadra shqiptare merr një futbollist të konfirmuar edhe në kampionate si ai hungarez dhe shqiptar. Për Selmanin kishte interes edhe nga Vllaznia, me 26-vjeçarin që vendosi për t'u rikthyer në vendlindje pas një shtegtimi disa vjeçar.

I dalë nga moshat e Renovës, Selmani ka luajtur edhe për Ujpest, Shkëndijën, Llapin, Mezokovesd dhe Partizanin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?