Anthony Beji

Zyrtare/ E kërkonte gjithë Superliga, Flamurtari 'godet' në fundin e merkatos dhe afron një sulmues

30 Gusht 2023, 15:49| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 15:50

  • Share

Anthony Beji edhe zyrtarisht është sulmuesi më i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat dhe 24-vjeçari kanë gjetur akordin dhe tanimë Emiliano Çela do ketë në ekip një ndër sulmuesit që për pesë sezone është pjesë e futbollit shqiptar dhe e njeh shumë mirë kampionatin tonë.

Nigeriani u bashkua në 2017-18 me Egnatian, teksa shkëlqeu te Bylisi edhe në Superligë. Tanimë Beji ishte lojtar i lirë, duke zgjedhur të kalonte në Vlorë edhe pse në Kategorinë e Parë.

Në shumë sesione të merkatos, në drejtim të Bylis pati oferta nga klubet e Superligës tonë, me Bejin që tanimë do vijojë karrierën në Vlorë. Pritet që shtatëlarti të jetë pikë referimi në sulmin e kuqezinjve, që kërkojnë një vend në elitë edicionin që vjen.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?