Matias Lloci

Zyrtare/ Dy gola me kombëtaren belge, Teuta firmos me fantazistin 23-vjeçar

10 Janar, 16:39| Përditesimi: 10 Janar, 16:40

  • Share

Matias Lloci është futbollisti më i ri i Teutës së Durrësit në Superligën e futbollit. Të ndodhur në pozita jo komode gjatë gjysmës së parë të sezonit, "Djemtë e Detit" kanë lëvizur në merkato dhe kanë bërë të vetin 23-vjeçarin. I lindur në Aalst të Belgjikës, Lloci luan si fantazist dhe në krahët e sulmit, teksa ka qenë pjesë e moshave të Belgjikës, duke shënuar edhe dy gola në shtatë ndeshje me U-19.

"KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Matias Lloci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Virton, në Belgjikë ndërsa ka luajtur edhe me klubin e KVC Uesterlo. Lloci ka qënë njëkohësisht kontigjent i ekipeve përfaqësuese të Beligjikës U-17, U-18 dhe U-19", thuhet në njoftim.

Edhe pse gjashtë muajt e fundit nuk ka qenë në aktivitet, Teuta ka bërë të vetin Llocin që më herët ka mbajtur veshur fanellat e Gent, Uesterlo dhe Vurton.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?