Leo Ballhysa dhe drejtori i Dinamos, Haris Fakic

Zyrtare/ Dorëzohet Tirana, Dinamo i merr lojtarin e dytë në pak ditë

31 Janar, 11:32
  • Share

Dinamo ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin Leo Ballhysa. "Nëndetësja" njofton se nga sot 19-vjeçari do jetë pjesë e Bluve, duke qenë një mundësi më shumë për trajnerin Dritan Mehmeti në fazën e avancuar.

Shtatëlarti prej një viti e gjysmë ka qenë pjesë e Tiranës së moshave, duke mos bërë dot kapërcimin e madh për në ekipin e parë. Djaloshi nga Elbasani ka dalë nga moshat e këtij qyteti, teksa më pas ka luajtur edhe për Shkumbinin.

Pasi i mori Klevi Qefaliajn disa ditë më parë, sot Dinamo "plaçkit" sërish te Tirana dhe merr Ballhysën.

"FC Dinamo njofton zyrtarizimin e sulmuesit Leo Ballhysa. Talenti 19-vjeçar është lojtari më i ri i skuadrës tonë dhe shihet si një investim i klubit për të ardhmen. Ballhysa e ka nisur me futbollin e luajtur me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas edhe me akademitë e FC Pepa dhe KF Elbasanit. Në skuadrën tonë ai vjen pas eksperiencës me KF Tiranën, ku spikati me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve", njofton Dinamo.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?